Meadow Walker u pa duke qarë teksa po largohej nga bashkëshorti i saj Louis Thornton-Allan gjatë takimit në një restorant në Nju Jork të martën. Vajza 23-vjeçare e të ndjerit Paul Walker, e cila festoi përvjetorin e martesës së saj një-vjeçare me aktorin Louis, 24 vjeç, javën e kaluar, shpërtheu në lot në tavolinë, përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj.
Të martën, Meadow dhe Louis ndanë një shkëmbim në Instagram, pasi ai postoi një foto të tij nën një statujë, e cila i varej afër kokës. Ai shkroi: “Të lutem thyhu, të lutem thyhu…”, për të cilën Meadow u përgjigj: “Nuk më pëlqen ky titull. Kurrë mos u thy, kurrë mos u thy’. Dailymail.com ka kontaktuar përfaqësuesit e çiftit për koment.
Kjo vjen disa ditë pasi Meadow postoi në Instagram të dielën për t’i uruar burrit të saj një përvjetor të lumtur. ‘Gëzuar përvjetorin dashuria ime! Një vit e martuar me ty”, shkroi ajo në një imazh që tregon çiftin e dashuruar duke u përqafuar në sfondin e asaj që duket të jetë një stallë kuajsh në natyrë.
Në Instastory-n e saj, bukuroshja postoi një foto të bashkëshortit të saj duke buzëqeshur me një xhaketë gri dhe të bardhë me flokët e tij të rrëmujshme, me mbishkrimin “një vit” me një zemër të kuqe.