Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Miqësia e Julian Dedës dhe Erjola Doçit është komentuar shumë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” dhe jashtë saj. Tani që reality show ka përfunduar, dy ish-banorët kanë treguar përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale se gjërat nuk kanë ndryshuar. Erjola ka postuar një video në “Instastory” ku shfaqet së bashku me Julin.
Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do ta takojë patjetër.