Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë ka nisur me zhvillime të shumta spektakli mbrëmjen e sotme. Teksa fjalën e ka marr menjëherë Bledi, i cili ka deklaruar e papritur me vullnet të plotë se sot do të dëshironte të linte shtëpinë duke e bërë këtë si një dhuratë për Kiarën.
Kam një lajm të gëzuar. Dua t’i bëj një surprizë një prej vajzave këtu që nëse largohet do e dëmtoj këtë shtëpi…Meqë Olta e nisi mëkatin unë nuk dua ta aderoj…Nuk ka rëndësi nëse unë eleminohem apo qëndroj deklaroj me vullnet të plotë që unë do të largohem nga kjo shtëpi.
Pas hapjes së zarfit të shtunën nga Olta, në nominim të menjëhershëm u dërguan Kiara, Bledi dhe Luizi. Lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh. Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Bledi (92%), Kiara (7%), Luiz (0%).