Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.
“Në Kuadër të Dashurisë” ka udhëtuar drejt Kosovës për premierën e filmit në Prishtinë. Aktorët janë pritur me emocion dhe brohorima nga të gjithë dhe dihet se kasti i aktorëve ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme. Ama Dea Mishel, e cila dihet tashmë dihet se është pjesë e kastit e ka humbur këtë pritje madhështore, pasi ajo nuk ka mundur të mbërrijë në orar për disa arsye të ndryshme dhe për këtë është shprehur se nuk ndjehet mirë. Këtë e kemi kupruar nga postimet e saj në Instastory dhe bisedën e postuar me mamanë e saj.
Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të…
Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E Diell.