Celebrities Gossip Showbiz

“Më vjen keq se e vunë…”, Fatjon Kuqari flet për ‘kryqëzimin’ në rrjet ndaj Hysajt!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Fation Kuqari, ishte i ftuar në spektaklin e djeshëm në “Top Arena”, Top Channel. Ai ka folur lidhur me ndeshjen e Kombëtares dy ditë më parë, e cila luajti me Italinë në Dortmund të Gjermanisë ku tregoi gjithashtu për emocionet që përjetoi. Kuqari u ndal pak edhe te gjuha e urrejtjes që është krijuar në rrjet për futbollistin Elsaid Hysaj, ku ky i fundit uli kokën para topit që preku rrjetën.

Më vjen keq për Hysajn se e vunë në një qoshe dhe vetëm i ranë, i ranë, i ranë. Ne e dimë që ai ka dhënë shpirtin për Shqipërinë

Ervin Salianji ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u intervistua nga Alesia Bami. Kjo e fundit kishte përgatitur disa pyetje ‘pikante’, ku nuk munguan ato për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën…