Sport

“Më vjen keq për Shqipërinë…”/ Matko Djarmati: Ndeshje shumë e keqe e Kroacisë!

Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.

Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024, në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″! Dueli mes Kroacisë dhe Shqipërisë, ishte tepër special për Matko Djarmatin, ish-futbollistin i cili është martuar me grua shqiptare dhe ka një lidhje të ngushtë me vendin tonë.

Një ndeshje shumë e keqe nga ana e Kroacisë. Mediat kroate ishin shumë ta ashpra kundër Kroacisë, ata mendojnë se rezultati i sotëm ishte një rezultat shumë i dobët. Lojtarët kryesorë nuk i shikoj në nivele shumë të larta. Perisiç, Brozoviç dhe Modriç nuk ishin në nivelin e duhur. Perisiç ka ardhur nga një dëmtim shumë i rëndë, është operuar para 7-8 muajsh, duhet të jemi të surprizuar të shohim Perisiç në fushë. Mendoj se këta tre lojtarë që ishin pikat e forta të Kroacisë sot ishin në fushë vetëm për një pikë kundër Shqipërisë. Nuk besoj se ishte një nënvlerësim. Më besoni ata kanë bërë çdo gjë për ndeshjet me Kroacinë. Nëse Kroacia do të kishte fituar do të kishte kaluar grupin. Unë mendoj se 2-2 për Shqipërinë është një rezultat real. Mua më vjen keq për Shqipërinë sepse pjesa e parë do të kishte mbaruar 3-0 për Shqipërinë dhe lojtarët nuk kanë reaguar saktë në momentet e caktuara.