Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.
Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, siç bëri edhe pra pak ditësh me anë të disa Instastory-ve që na emocionoi me të vërtetë shumë. Teksa, modelja na tregoi se do të udhëtojë disa ditë për në Gjermani dhe do të qëndrojë larg djalit të saj, vogëlushi shfaqej duke i tërhequr mamasë së tij valixhen për ta ndihmuar.
E teksa, vazhdojnë të qëndrojnë ende ‘të ndarë’, duket se Sky e ka marrë malli për prindërit e tij dhe me video-n më të fundit të postuar, Afërdita na ka prekur me të vërtetë, teksa tregon të birin me fotografinë e tyre në dorë duke e prekur pasi e ka marrë malli për prindërit e tij.
E ka marrë malli për mamin dhe babin
Padyshim te ndjekësit lind pyetja se si mund të niset Afërdita në një udhëtim pa djalin e saj duke nisur kështu paragjykimet. E në një ‘Ask’ të bërë së fundmi, modelen e kanë pyetur nëse është ndjerë e paragjykuar lidhur me këtë fakt.