Celebrities Gossip Showbiz

Me vendin e preferuar të Dafinës për të bërë ‘selfie’ besojmë bien dakord të gjitha vajzat!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Më e fundit është një Instastory, Dafi duket se ‘ka prekur vajzat në pikën e dobët’. Teksa ka postuar një ‘selfie’ të sajën, artistja ka shkruar krahas se ‘Selfie-t që bëhen në tualet janë selfie-t’ më të mira dhe besojmë se padyshim këtu biem dakord të gjitha.

Bukuroshja është shpesh aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj dhe disa ditë më parë ka ndarë një video me ndjekësit ku shfaqet me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mesa duket Dafi ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Këtyre kritikave, këngëtarja i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.