Celebrities Gossip Showbiz

“Me ty në krah më thotë ‘më eksitove’”, Graciano debat me Romeon për Heidin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, teksa kjo e fundit ndodhej në lavanderi. Balerini i është drejtuar asaj duke e ofenduar. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të ‘futet në krevatin’ e djemve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin.

Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra

Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj

Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është

Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’ Mua më vjen keq për ty

Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat

Teksa kaq qenë duke biseduar me Julin, Heidi ka treguar se cilët janë finalistët e këtij edicioni sipas saj. Romeo tashmë është shpallur si finalisti i parë dhe sipas Heidit me të do jenë Juli, Egla dhe se ajo është në ‘luftë’ me Meritonin.