Mënyra se si sillesh me veten, por edhe marrëdhënia që ke me të është vendimtare sepse ndikon edhe në të gjitha marrëdhëniet e tjera në jetën tënde. Cilat shenja mund të zbulojnë se fshihet një marrëdhënie toksike me veten? E para është që ju vazhdimisht bëni sakrifica për të tjerët.
Vendosja e vetes gjithmonë në vend të dytë dhe plotësimi i vazhdueshëm i nevojave të tjerëve duke përjashtuar tuajat, do t’ju çojë në pakënaqësi. Nuk mund të shkosh mirë me të gjithë dhe gjëja më e rëndësishme që duhet të bësh për shëndetin mendor është të vendosësh kufij, gjithmonë me respekt dhe mirëkuptim.
Ju justifikoni zakonet tuaja të këqija. Të gjithë e dimë pak a shumë se çfarë është e mirë për ne dhe çfarë jo. Zakonet toksike zbulojnë gjithashtu një marrëdhënie të keqe me veten. Jeni në kërkim të konfirmimit nga ata që ju rrethojnë. Nëse kërkoni një koment të mirë, për një bisedë të mirë, për pranim nga ata që ju rrethojnë ose akoma më keq zgjedhjet tuaja ndikohen nga mendimi i të tjerëve, atëherë diçka duhet të ndryshojë.
Kërkimi i vazhdueshëm i pranimit dhe reagimeve pozitive nga njerëzit përreth jush tregon mungesë vetëbesimi dhe vendosmërie. Jeni shumë kritik ndaj vetes dhe të tjerëve. Nëse diçka nuk shkon, ju filloni të pushtoheni nga pasiguria dhe të ndjeni emocione negative që ju çojnë në shpërthime. Nëse dikush përreth jush bën një gabim ose nuk sillet siç e prisnit, filloni kritikat dhe komentet e ashpra.
Kur pranoni se nuk ekziston një personalitet i përsosur dhe se të gjithë kanë të drejtë të bëjnë gabime, atëherë ndoshta është koha të lini mënjanë kritikat. Ndërkaq, nëse keni qenë në një marrëdhënie abuzive dhe keni vështirësi të dilni prej saj, atëherë ndoshta është koha për të kërkuar ndihmë ose për të shkuar në psikoterapi. Marrëdhëniet toksike me partnerët janë një nga shenjat kryesore që nxjerrin në pah edhe një marrëdhënie problematike me veten.