Celebrities Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë, puthje pasiononte mes Dua Lipës dhe partnerit të saj!

Prej pak kohësh, Dua Lipa është duke shijuar romancën e saj me Callum Turner, me të cilin nuk heziton të dalë as në publik.

Mediat britanike kanë zbuluar së fundmi se çifti ka qëndruar në një klub deri në orët e para të mëngjesit duke pirë alkool dhe duke u argëtuar në Nju Jork.

Prestigjiozja britanike “The Sun” gjithashtu ka publikuar dhe një video e këngëtares shqiptare dhe partnerit të saj duke shkëmbyer puthje pasiononte në një cep të klubit, por që nuk i shpëtoi syrit të fansave.

Videoja është bërë menjëherë virale në rrjet, me fansat që duket se e pëlqejnë çiftin e krijuar çdo ditë e më shumë.