Celebrities Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë, Monica Bellucci poston foton e veçantë me partnerin e saj…

Tim Burton dhe Monica Bellucci janë shfaqur së bashku në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit Lumière 2024 të mbajtur të shtunën (12 tetor) në Lyon, Francë. Çifti i njohur u kapën për dore dhe pozuan për foto në tapetin e kuq.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në shkurt 2023, kur u panë duke ecur dorë për dore në Paris. Dalja e parë publike erdhi pasi ajo i dha atij çmimin Lumière Lifetime Achievement në të njëjtin festival filmi në tetor 2022.

Bellucci postoi një foto nga mbrëmja në llogarinë e saj në Instagram, ku regjisori 66-vjeçare i jep një puthje në kokë.

“Mbrëmë në ceremoninë e hapjes së Festivalit të 16-të të Filmit Lumière në Lyon, me Tim Burton ”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Në fund të gushtit, çifti mori pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia për premierën e veprës së fundit të regjisorit, ‘Beetlejuice Beetlejuice’, në të cilën interpretoi edhe ylli 60-vjeçar.