Celebrities Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë, J.Lo dhe Ben Affleck fotografohen rrugëve të përqafuar me njëri-tjetrin!

Diva e muzikës latine, Jennifer Lopez dhe regjisori Ben Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Mbrëmjen e djeshme ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike.

Çifti janë parë duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit dhe ecur bashkë drejt restorantit. Madje në disa foto Jennifer shihet duke mbështetur kokën tek shpatullat e partnerit të ri.

 

Një person që ishte dëshmitar tha se:

Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithashtu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur.

Së fundmi është bërë e ditur se miqtë e J.Lo janë duke e shmangur atë. Pse mendoni ju?! Sipas “Gossip Cop” diva latine ka qenë e fiksuar me veten së fundmi. Egoja e saj u bë shumë e madhe për miqtë e saj në Hollywood.