Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham dukeshin aq të dashuruar si kurrë më parë, kur u larguan nga Craig’s në West Hollywood të mërkurën mbrëma pas një takimi romantik. Modelja dhe aktorja, tregoi trupin e saj të tonifikuar në një bluzë të zezë dhe xhaketë lëkure elegante teksa kepj prej dore me djalin e Victoria dhe David.
Nicola e kompletoi look-un e saj me taka të zeza të trasha dhe pantallona të zeza me bel të lartë. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një çantë dore të bardhë Christian Dior, ndërsa zgjodhi një grim dramatik të syve të zinj.
Ndërkohë, kuzhinieri dhe fotografi Brooklyn kishte veshur një bluzë dhe xhinse blu të çelura të kombinuara me atlete bardh e zi. Veshja e Nicola-s sigurisht përfundoi me unazën e saj të re verbuese të martesës, e cila përmban një prerje ovale, e përfunduar me një brez ari të verdhë.
Unaza e re me sa duket është një zëvendësim për unazën e fejesës prej 350 mijë paundësh që Brooklyn i dhuroi asaj në vitin 2020, e cila kishte një prerje smeraldi. Muajin e kaluar ata u martuan në një ceremoni luksoze në pronën e madhe familjare të Nicola-s në Palm Beach, në Florida, e cila thuhet se kushtoi rreth 3 milionë dollarë.