Ata janë në lidhje që nga janari i vitit 2020. Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it të huaj. Dyshja u duk shumë trendi kur u panë duke u larguar nga Matsuhisa drejt fundit të javës së punës.
Nicole bashkoi xhinset e saj me një triko të zezë pjesërisht të zbërthyer. Ajo mbante flokët e saj me shkëlqim të lëshuar dhe mbuloi hundën dhe gojën me një maskë të zezë. Ndërkohë, Brooklyn i ka kombinuar xhinset e tij me një triko të bardhë dhe atlete.
Kjo vjen një ditë pasi dyshja e dashur u pa duke u larguar nga Craig’s në West Hollywood me balona të mëdha Pikachu. Brooklyn dhe Nicola u shfaqën me humor të mirë teksa u larguan nga pika e nxehtë pas një nate komode takimi. Beckham, djali i legjendës së futbollit David Beckham dhe Victoria-s, është më i njohur si model dhe fotograf.
E fejuara e tij Peltz shpërtheu në skenën e aktrimit si adoleshente në filmin “The Last Airbender” të vitit 2010. Ajo gjithashtu luajti në serialin televiziv “Bates Motel”. Nicola do të shihet gjithashtu duke luajtur personazhin kryesor në filmin e ri “Lola James”, i cili gjithashtu shënon debutimin e saj si shkrimtare dhe regjisore.