Show News Showbiz

Më të bukurat e javës të Top Albania Radio, tani çdo të dielë…

Një larmishmëri programesh me tema pikante, humori, aktualiteti, politike e sporti vijnë çdo ditë në Top Albania Radio, me të ftuar të ndryshëm që shtojnë kuriozitetin e të gjithëve.

Tashmë ju mund të dëgjoni ritransmetimin e programeve më të bukura të javës të TAR që vjen çdo të dielë prej orës 10:00 deri në 12:00. Për të gjithë ju që keni humbur programet radiofonike të preferuara mund t’i ridëgjoni ato në fundjavë të përmbledhura në këtë fashë orari.

Sot Nuk Është e Hënë, Ndryshe, Live From Tirana, Pardon My French, Dilema Sociale dhe Paso vijnë në një përmbledhje të momenteve më pikante back-to-back shoqëruar nga muzika më energjike për t’ju dhënë ritmin e duhur edhe të dielave tuaja.