Seriali i njohur korean “Squid Game” sapo bëri histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild”. Por është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim. Seriali me historinë e tij të veçantë dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.
Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon, gjithashtu u nominuan për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatik. Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si pararendësit kryesorë për shfaqjet e mëvonshme të çmimeve.
Seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “Golden Globes” disa ditë më parë. Një çmim rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si lojtari me numrin 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës. Me këtë rekord të ri, shumë media u rreshtuan për të intervistuar O Yeong Su. Megjithatë, sipas një raporti të “The JoongAng”, aktori refuzoi të gjitha intervistat për një arsye të thjeshtë. Ai u shpreh se:
Nuk mundem sepse nesër kam një shfaqje në teatër.
Shumë ndjekës në rrjet po e duartrokasin aktorin për zellin e tij të pandryshueshëm dhe pasionin e tij për aktrimin. Ndërkaq, pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo angleze që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.
Ishte një vit kur shpresonim se do të ktheheshim në normalitet. Filmi dhe televizioni u përballën sërish me sfidën në vitin 2021, duke na ofruar argëtim dhe më e mira nga kjo nuk ishte aspak normale. Klikoni në këtë link për t’u njohur me serialet dhe filmat më të mirë të vitit që lamë pas.