Lancio Music

Më shumë se një emër i ri i tregut, bletapertace është e ardhmja e hip hop-it shqiptar!

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Lancio” me Erma Mici ka qenë artisti bletapertace. Ai është ndër artistët më të rinj të skenës muzikore shqiptare, por me një talent të rrallë që bie menjëherë në sy. bletapertace, është një emër i ri që bën zhurmë me veçantinë e tij të miksimit të disa zhanreve.

Karriera e tij filloi në vitin 2020 dhe ka ardhur gjithnjë e në rritje që nga ajo kohë. Ky artist në rritje bashkon Trap, Cloud Rap dhe Hard Trap në një përzierje unike dhe të pëlqyeshme. Ai tashmë ka publikuae tre EP, “17” “Random Tape” dhe “ngo muzik t’mire” duke treguar shkathtësinë e tij. Por ishin hitet e tij single, “Rehati” dhe “Tom & Jerry”, që kanë tërhequr vërtet vëmendjen e publikut. Diçka është pak por e sigurtë, do të tërhiqeni menjëherë nga loja e tij e zgjuar e fjalëve, ritmi dhe rimat tërheqëse. bletapertace është më shumë se një emër i ri i tregut, ai është e ardhmja e hip-hopit shqiptar.

I pyetur se si nisi rrugëtimi i tj si bletapertace, emri i vërtetë i të cilit është Blerton, ai u përgjigj:

Unë kam shkruajtur shumë. Në shkollë në çdo lëndë kam qenë dobët, përveç Gjuhës Shqipe. Fjalët më kanë pëlqyer. Shkrimi më kufizonte, sepse ka shumë rregulla dhe muzika, më saktë hip hop-i, nuk ka rregulla shumë. Më ka joshur dhe hip hop-i më ka shpëtuar jetën.

Cili nga artistët e mëdhenj të hip hop-it e ka inspiruar atë më së shumti?

Mua si fëmijë kam dëgjuar shqip hop. Nuk mund të gënjej, sepse më së shumti kam dëgjuar shqip se atë gjuhë e kemi pasur si gjuhë të nënës. Unë hip hop kam dëgjuar për herë të parë nga Unikkatili. Më ka pëlqyer shumë energjia që më ka dhënë ai. Tani, duke u rritur, ndryshojnë shijet dhe kam pasur artistë të tjerë.

Në cilin moment të jetës së tij, ai ka kuptuar se ka suksesin më të madh?

E kam pasur me këngën “Rehati”. Ka marrë më shumë vëmendje dhe më ka sjellë shumë njerëz të rinj që ma dëgjojnë muzikën edhe sot. Aty kam bërë edhe dallimin, sepse nga 700 shikime unë shkoj në 2 milionë.

https://www.youtube.com/watch?v=NPgBojdYFwo&list=PLM8BAxfZddjzngEBFymUlNGQTDmpIIu5A