Bota

Më shumë se dy vite nga lufta, Ukraina bën bilancin: Numri i viktimave ruse ka kaluar gjysmë milioni!

Numri i viktimave ruse që nga fillimi i pushtimit të plotë ka kaluar gjysmë milioni, thotë Ukraina.

Më shumë se 1000 të tjerë u vranë ose u plagosën në 24 orët e fundit.

Ndërsa vlerësimet e tjera perëndimore për humbjet ruse ndryshojnë nga ato të Ukrainës, megjithatë është një shenjë e kostos tronditëse njerëzore të luftës për Moskën.

Rusia nuk publikon në mënyrë rutinore numrat e viktimave apo humbjeve të pajisjeve. Ukraina jep disa shifra, por e bën këtë rrallë.

Në shkurt, Volodymyr Zelenskyy tha se 31,000 nga trupat e tij ishin vrarë në dy vjet luftë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve botërorë të marrin pjesë në samin e paqes muajin e ardhshëm në Zvicër.

Përmes një video në gjuhën angleze Zelensky i bëri thirrje veçanërisht presidentit amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, që të marrin pjesë në samit, i cili do të fillojë më 15 qershor. Ai u shfaq duke qëndruar pranë rrënojave në qytetin lindor të Harkivit, të bombarduar.

 “Po u kërkojë liderëve të botës që ende nuk janë përfshirë në përpjekjet globale për samitin global të paqes: presidentit Biden, liderit të SHBA-së, dhe presidentit Xi, liderit të Kinës. Ju lutem mbështesin samitin e paqes me udhëheqësin tuaj dhe pjesëmarrjen tuaj”, tha ai.