Botë e Çuditshme

Më shumë se 1 mijë persona janë zhytur në Detin e Veriut nudo, kjo jo pa një qëllim!

Më shumë se 1 mijë persona janë zhytur në Detin e Veriut nudo këtë mëngjes sapo dielli ka lindur në Northumberland të Anglisë. Ky organizim ka pasur për synim mbledhjen e parave për bamirësi. Rreth 1200 persona kaluan natën në gjirin e Druridge në çadra, ndërsa me daljen e diellit të gjithë u zhytën të zhveshur në ujërat e ftohta.

“Ishte viti i katërt me radhë që vij këtu për kauzën e rëndësishme. Ishte e shkëlqyer, e mrekullueshme. Lindja e diellit ishte e mahnitshme”, tha Sherrill Bacchus, 46 vjeç, që udhëtoi për disa orë për të arritur aty. Ndërkohë, Lee Walker, në rolin e koordinatores, ka bërë të ditur se deri tani janë mbledhur 140 mijë paunde.

Nëse ende nuk keni nisur t’i planifikoni pushimet jeni në artikullin e duhur. Nëse po kërkoni të eksploroni plazhe të reja, CNN na sjell disa nga plazhet nudiste që mund të shkoni për të shijuar një aventurë ndryshe. Njihuni me to duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, ju zbulojmë një kuriozitet.

Qeveria e Katalonjës u ka kërkuar autoriteteve lokale që të lejojë gratë të dalin “topless” në pishinat publike. Dalja topless është e sanksionuar në kornizën katalane ligjore që prej vitit 2020 në kuadër të barazisë gjinore. Megjithatë, në disa pishina publike, në komuna të vendit, dalja topless është e ndaluar dhe kjo ka shkaktuar një numër të madh ankesash. Shumë prej ankesave kanë ardhur nga anëtarë të një grupi feminist të quajtur Mugrons Lliures.