Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banori Endrik Beba. Ai bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por si e komenton ai ‘krisjen’ mes Romeos dhe Meritonit?
Unë besoj se e kanë lojë.
Ndërkohë, ai bën një krahasim edhe me lidhjen e Romeos me Heidin.
Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa Romeo me Heidin. Unë isha në atë shtëpinë dhe nuk e ndjeva energjinë dhe dashurinë e Romeos me Heidin… Romeos i duhet një krah i djathtë, ka qenë Lisi, Bardhi, Heidi. Me strategjinë e tij e ka një rol dytësor për dikë.