Celebrities Gossip Showbiz

“Me shokun e dhomës prej 10 vitesh”, Rozana Radi flet për herë të parë për të dashurin e saj

Rozana Radi prej kohësh nuk ishte më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, ajo nuk i mungoi ekranit si prezantuese apo në rrjete sociale ku reklamon biznesin e saj të veshjeve dhe shpesh poston foto provokuese.

Megjithatë, pas një pauze mjaft të gjatë, Rozana u rikthye me një bashkëpunim me producentin e njohur shqiptar Stine. “Serenata” e dy artistëve erdhi me një ‘trailer’ shumë të veçantë të këngës, tamam si nëpër filma. Kënga u soll me ritme mjaft verore dhe shumë romantike për çiftet e dashuruara.

Së fundmi, këngëtarja ka treguar se është me pushime në Mykonos. E nuk ka dyshim që të gjithë janë kuriozë se kush po e shoqëron Rozanën, në një bisedë online me ndjekësit e saj, ajo e ka treguar publikisht se është me të dashurin e saj duke treguar dhe sa kohë ka e lidhur me të.

Me shokun e dhomës prej 10 vitesh

Pas “Serenatës” me Stinen, u duk se Rozi ka dashur vetëm një shtysë për t’u rikthyer fuqishëm. Në një bisedë online me ndjekësit, e pyetur nëse mendon të godasë përsëri me ndonjë këngë, këngëtarja ka zbuluar një surprizë interesante.

Dëgjojeni dhe për pak, sigurisht do ketë një tjetër shumë shpejtë.