Gossip Showbiz

“Më shite për 3.99 euro”, Bearti me tone të ashpra kundrejt Tea-s!

Tea dhe Bearti kanë qenë çifti që askush nuk e priste të përfundonin bashkë as brenda dhe as jashtë spektaklit “Për’puthen”. Por ata duket se nuk janë më krah njëri tjetrit. Ndarja e tyre u njoftua pak ditë më parë nga Bearti i cili deklaroi se gjithçka ka marrë fund por pa zbuluar detaje të tjera.

Së fundmi në platformën e re me pagesë të aplikacionit “Për’puthen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove, Tea ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti, ku ky i fundit nuk është ndierë aspak mirë pasi e ka dëgjuar.

Ai ka reaguar menjëherë në InstaStory ku është shprehur i zhgënjyer:

Përshëndetje miq. Sapo e dëgjova rrëfimin ekskluziv të Tea Trifoni-t. Nuk e prita që më shet për 3.99 euro. Po meqenëse pate dëshirë me bë publike, çdo histori i ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim. Tash më as unë nuk do të qëndroj i heshtur dhe do të tregoj edhe unë pjesën time. Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu. Se më ke akuzuar për gjëra që nuk janë aspak të vogla publikisht, nuk po më lë zgjidhje tjetër dhe sigurisht edhe unë do ta mbroj veten. 

Kjo kundërpërgjigje duhet të jetë një paralajmërim, krahas së cilës Bearti ka shoqëruar një numërim prapa. Mos ndoshta Bearti do të japë versionin e tij të ndarjes nga Tea?!

Kjo mbetet për tu parë!

Rikujtojmë, se pas kaq shumë kohësh, Tea Trifoni dhe ish-konkurrentja tjetër, Shqipe Hysenaj janë përballur sërish me njëra tjetrën në emisionin “E Diell”. Në vend që tensioni mes tyre të ishte qetësuar, pas kaq shumë kohësh larg nga njëra-tjetra, duket se vajzat janë po aq të zjarrta si gjithmonë.