Celebrities Gossip Showbiz

“Me sa vjet eksperiencë?”, Juli ngacmon Rozën në festën e ditëlindjes së saj!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Ish-banorja Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Nga postimet në rrjetet sociale u vu re se Roza kishte zgjedhur një darkë private me disa të ftuar, ku të pranishëm ishin edhe ish-banorë të “Big Brother VIP3”. Ndërkohë Juli ka postuar një video ku shfaqet me vajzën e ditëlindjes dhe e pyet se sa vjeç bëri dhe Lati duke qeshur i thotë ‘23’.

Juli: Sot është dita e Rozës se ka ditëlindjen, sa vjeç bëre?

Roza: 23 vjeçe

Juli: 23 vjeçe Roza sot, me sa vjet eksperiencë? Edhe 100 Roza

Roza: Rrofsh o jetë

Ish-banori Jul Deda ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale pas përfundimit të këtij edicioni. E së fundmi ka postuar një foto të tij në vitin 1997 duke e krahasuar me një foto të tij të këtij viti.