Celebrities Gossip Showbiz

Me rrëfime ekskluzive, ja cilët janë të ftuarit specialë sonte në “Top Arena”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Çdo mbrëmje Top Arena ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Ditën e sotme është zbuluar se të ftuarit do të jetë Roza Lati me shumë energji dhe artistja e mirënjohur shqiptare dhe kaq shumë e dashur për publikun, Eva Alikaj për një rrëfim ekskluziv, por dhe preferencat e saj mbi këtë “Euro 2024”. Ksenja Shoshaj, Nga Top Albani Radio në “Top Arena”!

Gazetari sportiv, Gëzim Sinemati, veçon Gjeorgjinë si nga surprizat e këtij Europiani, që arriti të kualifikohet duke mundur 2 me 0 Portugalinë. Këtë mbrëmje në Top Arena, ai tha se ishte befasuese mënyra sesi ata kanë luajtur.