Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja dhe mabrimi i këtij edicioni. Ditën e sotme Juli u shpreh se debatet dhe hatërmbetjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do ti lërë aty. Ndërkohë i pyetur se me cilin nga banorët do ruaj miqësinë jashtë apo me cilin nuk do të ruaj fare kontakt, Juli u përgjigj:
Unë besoj se me Romeon do lidhemi më shumë, e besoj këtë gjë. Me Erjolën do lidhem më shumë. Nuk e njihja fare, por vajzë e shkëlqyer. Me Rozën do rri më shumë. me Eglën nuk e di, sepse mund të jetë tip… Se edhe pak më parë tha ‘dua të rri vetëm’ dhe i thashë ‘vazhdo jetën’.
Romeo dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Romeo i ka thënë Julit se ai vuan për protagonizëm. Ndërsa Juli i kërkoi Romeos që të rritet si finalist dhe të lërë pas gjërat që kanë kaluar.