Celebrities Showbiz

Me ritmet e “Hajde luj qyqek”, Dua Lipa ia merr valles në bregdetin e jugut shqiptar!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë është kthyer në Shqipëri me familjarët e saj. Ajo ka zgjedhur bregdetin e Sarandës për të kaluar disa ditë pushimi me njerëzit e saj më të dashur, teksa vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Dua publikoi një sërë fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mund të shihej duke kaluar momente të këndshme në jug. Krahas fotografive, Dua ndau me miliona ndjekësit e saj edhe një video, ku shihej në plazh duke kërcyer me familjarët e saj valle tradicionale.

Nën ritmet e këngës së famshme popullore shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja mund të shihet teksa vallëzon dhe argëtohet me këtë këngë. Krahas videos së postuar, ajo shkruan:

Energji gjatë gjithë verës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka treguar se është një fanse e librave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Kjo pasi ajo publikoi në rrjetet sociale disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit. Së fundmi, Dua duket se ka pasur mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të familjes Kadare. Ajo është takuar me vajzën e shkrimtarit, Besiana Kadare, e cila punon si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e bashkuara. Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan.