Këngëtarja 57-vjeçare Carla Bruni me rastin e tetorit rozë ka dhënë një mesazh sensibilizues në rrjetin e saj social Instagram, duke ndarë betëjen e saj me kancerin 4 vite më parë. “Me rastin e Tetorit Rozë do t’ju tregoj historinë time, 5 vite më parë u diagnostikova me kancer në gji. Kirurgjia, radioterapia, terapia me hormone, udhëtimi nuk është i lehtë por pata fat. Në fakt kanceri im ishte ende mjaft i vogël sepse çdo vit në tetor bëj mamografi. 1 në 8 gra do të kenë kancer gjiri. Trajtimet ekzistojnë, por parandalimi mund ta ndryshojë rrënjësisht situatën. Do të doja t’u them të gjitha grave që më lexojnë sot që bëni mamografi, mund t’ju shpëtojë jetën #octobrerose #pinkoctober #octobrerose”-shprehet ajo në videon e publikuar.
View this post on Instagram
Rikujtojmë që Carla Bruni është e martuar me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy. Çifti u martuan në vitin 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku; vajzën Giulia. Carla është marrë në pyetje nga hetuesit pas hapjes së hetimeve që lidhen me tërheqjen e dëshmisë akuzuese në vitin 2020 kundër Nicolas Sarkozy nga ndërmjetësi Ziad Takieddine.
Çështja është pjesë e zhvillimeve të hetimit për financimin e pretenduar të fushatës presidenciale të vitit 2007, të fituar nga Sarkozy, me fonde libiane. Burime pranë hetuesve kanë raportuar se ish-top modelja dhe këngëtarja rrezikon të akuzohet për krime të tilla si, bashkëpunim në ndikimin e një dëshmitari apo komplot kriminal që synon korruptimin e gjyqtarëve libanezë.