Akoma pa u kurorëzuar Mbreti Charles ka filluar të pranojë dhurata. Llogaria e Sandringham House postoi së fundmi dy foto të një bime të mbjellë dhe të lulëzuar një muaj më vonë. “Madhështia e tij mori kohët e fundit një Rododendron Amalfi,” thuhej në postim.
View this post on Instagram
Njëri imazh tregonte një kopshtar që kujdesej për të dhe tjetra zbuloi lulet rozë që lulëzojnë në pranverë. Charles planifikon të rimodelojë Kopshtet Sandringham dhe puna tashmë ka filluar me kopshtarët që mbjellin pemë dhe lule të reja. Plani është që projekti të përfundojë deri në mes të majit për ta shijuar vizitorët dhe siç thuhet në faqen zyrtare, projekti është miratuar për kënaqësinë e vizitorëve.
Një sërë bimësh të reja të krijuara për t’i bërë ballë kushteve të vështira të motit do të shtohen, së bashku me një shteg me zhavorr për të lejuar vizitorët të eksplorojnë kopshtin. Sandringham ishte një rezidencë e preferuar e mbretëreshës, e cila mblidhte familjen e saj atje çdo Krishtlindje, një traditë që Princi Charles po vazhdon. Babai i tij i ndjerë, Princi Philip, gjithashtu i pëlqente të kalonte kohë në Norfolk.
Ndërkaq, sipas renditjes së Scrooge të përpiluar nga Sunday Times, mbreti Charles është më i pasur se nëna e tij, e ndjera Mbretëresha Elizabeth II, por edhe Beckhams apo Elton John. Vlerësimet e reja sugjerojnë se Mbreti Charles ka dyfishuar pasurinë e mbretëreshës së ndjerë me një pasuri prej 600 milionë paundesh. Vitin e kaluar Madhëria e Saj ishte llogaritur se zotëronte rreth 370 milionë puand.