Supermodelja Dorina Gegiçi gjithmonë është aktive në rrjete sociale me postime shpesh edhe provokuese ku vë në dukje dhe hiret e saj perfekte. Mirëpo, për sa i përket jetës private nuk kemi ditur asgjë rreth bukuroshes pasi është siguruar ta mbajë sa më sekrete.
Deri ditën e sotme, ku teksa feston ditëlindjen e saj dhe ka marrë urime nga shumë njerëz të dashur për të, personazhe publikë dhe jo të tillë, partneri i saj nuk ngurroi të bëjë një urim për të duke ‘thyer akullin’ dhe duke bërë kështu lidhjen e tyre publike. E djali që i ka ‘vjedhur zemrën’ Dorinës nuk është i panjohur për publikun, Denis Avdiu është menaxheri i një studio muzikore shumë të njohur ku shumë artistë realizojnë këngët e tyre.
Me anë të një postimi ku dyshja shfaqen së bashku dhe duken shumë bukur, Denisi ka uruar partneren e tij.
Gëzuar ditëlindjen
Një ndër shtatzënitë më të fshehta që mund të keni parë ndonjëherë është ajo e Aurela Hoxhës. Askush nuk mundi të kishte fakte edhe pse shumë aluduan rreth diçkaje të tillë.
Shumë fjalë qarkulluan se ajo ka sjellë në jetë vogëlushin në muajin maj dhe lajmin e ka mbajtur të fshehtë nga publiku, por vetëm pak muaj më parë ajo e ndau lajmin me të gjithë duke postuar në rrjetin social Instagram, disa foto me të voglin e saj.
E gjithë vëmendja e mediave u fokusua tek këto postime, ku në të cilat sigurisht nuk gjendej portreti i vogëlushit. Aurela shpesh ka provokuar nga pak duke e afruar kamerën, por nuk e ka zbuluar kurrë. Pak muaj më parë, shoqja e ngushtë e bukuroshes, Dorina publikoi një foto të vogëlushit dhe një kënd më të afërt nuk e kishim parë më parë.