Celebrities Gossip Showbiz

Me pistoletë në dorë, ja kujt i drejtohet Sara Hoxha!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Sara gjithmonë e shoqëron Ledrin në videoklipe, koncerte të tij ose në projekte të tjera e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila bëri mjaft ‘rrëmujë’ nëpër rrjete sociale. Një pjesë e videoklipit që Ledri xhiroi së fundmi kishte një skenë me armë e Sara duket se ashtu si partneri i saj ka pozuar duke puthur një pistoletë dhe ka bërë një përshëndetje në Instagramin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Sara prej kohësh është gjykuar nga ndjekësit në rrjete sociale për madhësinë të gjoksit të saj, që për ta është shumë poshtë normales. Deri më tani Sara nuk kishte reaguar kurrë për këto komente, por herën e fundit duket se nuk ka mundur që të tolerojë më të tilla komente dhe për këtë ka publikuar një video në Tik Tok për t’ju përgjigjur të gjithëve, ku dhe shumë vajza të tjera kanë gjetur veten, pasi kanë të njëjtin paragjykim si Sara.