“Big Love” është rikthyer edhe këtë edicion të “Big Brother VIP”, duke i mundësuar publikut që t’i dërgojë dhurata dhe mesazhe banorëve të tyre të preferuar. Banorët brenda shtëpisë kanë mundur të lexojnë disa nga këto mesazhe ditën e djeshme dhe një prej tyre, që ra më shumë në sy, ishte mesazhi që Ilnisa i kishte dërguar Meritonit. Në të shkruhej:
Këto ditë po fle pak. Por dua të dish që jam aty dhe ti je me mua. Edhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq sa dhe shumë më mungon. Mos harro se loja e shahut nuk do lëvizje spontane. Anaisi sot ka ditëlindjen, mbush 11 vjeç.
Përgjigjja e Meritonit ishte:
Urime Anaisit, edhe 100! Ishallah jemi të gjithë bashkë. Ti je njeriu më i rëndësishëm për mua, më ka marrë malli shumë, për erën të nde që të puth, je fryma ime! Faleminderit!
View this post on Instagram
Mjaftoni të klikoni në biglove.top-channel.tv dhe aty mund të zgjidhni dhuratën tuaj dhe gjithashtu mesazhin që do t’i dërgoni banorit tuaj të preferuar.
Rregullat e “Big Love” janë:
→ Jo të gjitha mesazhet do të lexohen në shtëpinë e BBV.
→ Dhuratat virtuale që i dërgoni banorëve tuaj të preferuar janë finale dhe nuk ofrohen rimbursime.
→ Totali i dhuratave të mbledhura për çdo banor do të konvertohet në surpriza për të.
→ Nëse në mesazhet tuaja përmenden çështje popullariteti apo informacione të tjera që mund të ndikojnë në lojën e banorëve të BBV, atëherë mesazhet do të redaktohen ose fshihen.
→ Mesazhet që përmendin biznese do të fshihen.
→ Për probleme teknike kontaktoni [email protected]