Gossip Showbiz

“Më përdhunoi, më la shtatzënë dhe më hodhi në një cep”, Lady Gaga shokon botën!

Këngëtarja e njohur Lady Gaga së fundmi ka shokuar me deklaratën e saj. Ajo ka thënë se një producent muzikor e përdhunoi kur ajo ishte 19-vjeçe dhe e la shtatzënë. 35-vjeçaja, detajoi abuzimin në dokumentarin e “Apple TV+”, të Princ Harry-t dhe Oprah Winfrey, “The Me You Can Not See”, i publikuar dje.

Pasi Gaga shkoi në një spital për të kërkuar trajtim për dhimbjen fizike, vite pasi u përdhunua, ajo tha se ndjesia e përsëritur e dhimbjes së thellë që kthehej në mpirje, ishte e njohur për të.

Së pari ndjeva dhimbje të madhe, pastaj u mpiva. E kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë dhe më hodhi në një cep në shtëpinë e prindërve të mi, sepse kisha të vjella dhe isha sëmurë. Sepse isha abuzuar. Qëndrova e mbyllur në një studio për muaj të tërë.

Gaga gjithashtu tha se producenti e kërcënoi se do të “digjte” muzikën e saj nëse ajo nuk hiqte rrobat dhe theksoi se nuk kishte në plan ta identifikonte publikisht kush ishte përdhunuesi i saj.

Unë nuk dua të përballem kurrë me atë person përsëri. Për disa vjet, nuk isha e njëjta vajzë.

Dhimbja vazhdoi gjatë dhe ajo ngjarje ka lënë shenja tek ajo edhe sot. Vitet e fundit, Gaga ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për të cilin ajo thotë se është rezultat i përdhunimit dhe fibromialgjisë, një gjendje që shkakton dhimbje në të gjithë trupin.

Mënyra se si ndihem kur ndiej dhimbje, është njësoj siç u ndjeva pasi u përdhunova. Kam bërë kaq shumë vizita dhe skanime. Ata nuk gjejnë asgjë, por trupi yt kujton. Unë nuk mund të ndieja asgjë, u veçova. Është sikur truri juaj të dalë jashtë linje. Ti nuk e di pse askush tjetër nuk është në panik, ndërkohë që ti kalon në një gjendje paranoje. Unë nuk e tregoj këtë histori për t’i shërbyer vetes, sepse, të them të drejtën, është e vështirë ta thuash.

Ndiej shumë turp për këtë. Si t’ua shpjegoj njerëzve që kam privilegj, kam para, kam pushtet dhe jam e mjerë? Si mund ta bësh këtë? Unë nuk jam këtu për të treguar historinë time sepse dua që dikush të qajë për mua. Jam mirë. Por po e hap zemrën për dikë tjetër. Sepse po ju them, e kam kaluar këtë gjë dhe njerëzit kanë nevojë për ndihmë. Pra, kjo është pjesë e shërimit tim, të jem në gjendje të flas me ju.

Rikujtojmë, se për këtë temë Gaga foli publikisht në një intervistë të vitit 2014, ku rrëfeu se ishte përdhunuar nga një producent 20 vjet më i madh se ajo. Kjo ngjarje e tmerrshme e frymëzoi për këngën e saj të vitit 2013, “Swine”. Kjo ishte hera e parë që ajo foli në mënyrë të detajuar për këtë çështje dhe pasojat që i ka lënë kjo traumë në jetën e saj.