Roza Lati është përfshirë së fundmi në një debat me banoren Heidi Baci. Komenti, “të shkon më shumë të buzëqeshësh se sa të hapësh gojën”, nga Roza drejtuar Heidit ishte shkak që dy banoret patën konflikte dhe debate këto ditë qëndrimi. Moderatorja e quajti Heidin një vajzë e cila u bë e famshme në “Grande Fratello” sepse u njoh me një burrë.
“Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë”, u përgjigj Heidi.
Pasi Heidi u prek dhe u përlot, një reagim në lidhje me këtë e bëri edhe Romeo Veshaj. Të ftuara në “Big Brother Radio”, kanë qenë Vilma Masha dhe Ilda Bejleri për të diskutuar dhe për të dhënë një mendim ose opinion në lidhje me dinamikat dhe lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Sipas Vilmës dhe Ildës kush mendojnë se kishte të drejtë?
Ilda: Nuk ka asgjë të keqe që Roza t’i thotë për çfarë vjen në Big Brother sepse në fund fare në Itali të paktën Heidi këtë ka treguar. U bë e njohur për një lidhje.
Vilma: Unë nuk e kuptoj si ka mundësi që njerëzit kanë probleme për gjërat që kanë bërë. Ti ke problem për një gjë që e shpik dhe e dëgjon veten në një diskutim që nuk je por për atë që e ke bërë çfarë problemi ke.
Këto janë paragjykime shqiptarësh, diferenca e moshës. Heidi pavarësisht se mua më pëlqen si personazh nuk kishte pse prekej. Ato lotët mua më duket sikur ata janë të tensionuar. Nuk është se qajnë për atë që ndodh.
Roza më pëlqeu për një gjë që i tha: “Unë këtu bëj lojën time, kështu kam qejf ta bëj. Për këtë të njoh dhe për këtë të sulmoj dhe të pyes”. Nuk e kuptoj pse duhet të hidhen kaq shumë.