Reperi Noizy dhe Dj i tij, Bahtjar Bajraktari (Dj Crax), kanë përfunduar në prangat e policisë në mesnatë në një klub nate, teksa performonin në qytetin bregdetar të Shëngjinit.
Lidhur me arrestimin e tyre ka reaguar Policia e Shtetit, e cila shprehet se ndaj shtetasit Rigels Rajku dhe Bahtjar Bajraktari, ishte leshur urdhër-arrest nga autoritet e Kosovës. Ata dyshohet se janë autorë të dhunimit të “TikTok-erit”, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur më 2 gusht në Pejë.
Për këtë artisti Elgit Doda gjithashtu edhe mik i Noizyt me të cilin ka pasur shumë bashkëpunime të suksesshme muzikore, ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet për situatën, akuzat dhe arrestimin sipas tij të padrejtë të reperit. Postimi i tij është shpërndarë edhe nga shumë artistë të tjerë, të cilët kanë shumë miqësi me Noizyn dhe mbështesin faktin se reperi është arrestuar pa prova. Ndër ta janë djemtë e grupit OTR, Loredana, Xhensila Myrtezaj etj.