Tech

Me një shumë që as nuk ekziston, gjykata ruse gjobit Google!

Një gjykatë ruse ka gjobitur Google me një shumë “që as nuk ekziston” dhe ajo mund të vazhdojë të rritet. Një çështje gjyqësore katërvjeçare kundër gjigantit të teknologjisë amerikane thuhet se ka kulmuar me një gjobë prej 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000, ose 20 decilionë dollarë. Situata filloi kur Google ndaloi kanalin ultra-nacionalist Tsargrad nga YouTube në vitin 2020, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA kundër pronarit të tij.

Pasi Rusia filloi agresionin e plotë mbi Ukrainë në vitin 2022, të tjera kanale u shtuan në “listën e të ndaluarve”. Disa kanale të tjera në YouTube, duke përfshirë Sputnik, NTV, Russia 24 dhe përfundimisht të gjitha kanalet shtetërore ruse u bllokuan në vitin 2022 pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të atij viti. Zvezda, një kanal televiziv në pronësi të ministrisë së mbrojtjes së Putinit, ishte një nga 17 stacionet që paditën Google për heqjen e kanaleve dhe përmbajtjes së tij nga YouTube.

Gjykata ruse vendosi në favor të tyre dhe gjobat në rritje gradualisht kanë arritur tashmë këtë shumë astronomike. Gjykata vendosi një 100,000 rubla në ditë, ekuivalente me rreth 1,025 dollarë, me gjobën totale që dyfishohej çdo javë. Kështu, falë interesit, Google tani ka “grumbulluar” një gjobë të cilën gjykatësi rus e quajti “një rast në të cilin ka shumë, shumë zero”. Por nuk duket se Google në të vërtetë do ta paguajë gjobën, apo edhe ta tentojë atë. Madje, kompania mëmë e Google, Alphabet, duket mjaft e qetë për të gjithë situatën.

Microsoft dhe Google janë në një fazë të re konflikti. “Google po zhvillon një fushatë të fshehur kundër kompanisë sonë në Evropë për të na diskredituar me rregullatorë”-njoftuan përfaqësuesit e Microsoft. Avokatja e Microsoftit, Rima Alaili, shkroi në një blog se Google punësoi një firmë që bind kompanitë evropiane të kompjuterit cloud të përfaqësojnë interesat e Google. “Një grup i krijuar artificialisht pas Google do të prezantohet këtë javë, me qëllim që të diskreditojë Microsoftin me autoritetet e konkurrencës dhe politikëbërësit në Evropë dhe të mashtrojë publikun”-pohoi Alaili.