Pamjet e reja tregojnë Ameca, robotin humanoid britanik duke imituar shprehjet e fytyrës së një studiuesi në kohë reale me saktësi të frikshme. Ameca, e krijuar nga Falmouth, firma Engineered Arts me bazë në Cornwall, shihet duke imituar disa nga shprehjet e njeriut, duke përfshirë shkeljen e syrit dhe buzëqeshjen.
Studiuesi po shikon drejt një iPhone 12 që ekzekuton një program të quajtur ARKit, që lejon përdoruesit të kapin lëvizjen e një personi në kohë reale me një kamerë telefoni. Më pas aplikon lëvizjen e detektuar në një model karakteri 3D në kohë reale, duke i lejuar personit në kamerë të kontrollojë lëvizjen e modelit në këtë rast Ameca-s si një ‘kukull virtuale’.
Rikujtojmë, se një robot i quajtur ‘Cassie’ vendosi rekord Guinness në garën e vrapimit për 100 m duke u bërë droidi i parë me dy këmbë që arrin këtë kohë. Sipas testuesve, ‘Cassie’ arriti ta kryente garën për 24.73 sekonda, pa u rrëzuar asnjëherë. Megjithatë, kjo kohë është 15 sekonda më e lartë nga rekordmeni njerëzor Usain Bolt, i cili të njëjtën distancë e ka kryer për 9.58 sekonda. Krijuesit e këtij roboti, një grup nga Oregoni u shprehën se ky zhvillim përfaqëson një hap të madh për njerëzimin.