Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën
Almeda Abazi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime on Top”, ku ka zbuluar se ka dëshirë që në filmat e bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayışman, të përfshijë më shumë Shqipërinë. Bukuroshja shqiptare u shpreh se në serialin e fundit të Tolgas, ajo i ka kërkuar që të përfshijë Tiranën. Madje në serial është edhe modelja e njohur, Alesia Noka.
Lei Kraja: Tolga së fundmi ka bërë një serial ku ka qenë edhe Tirana e përfshirë, së bashku me një modele shqiptare, Alesia Noka. Besoj se ka qenë ideja jote, ti e suporton me idetë tani që është edhe producent.
Almeda Abazi: Ai tashmë është producent dhe disa nga projektet e tij janë transmetuar. Ky ishte projekti i fundit, është për një platformë turke që është pothuajse në garë me “Netflix” në Turqi. Në këtë projektin e fundit, unë ju luta shumë nëse mund t’a futnim edhe Shqipërinë. Iu duk ide shumë e mirë. Thashë që mund të fusin edhe një vajzë, doja të tregoja më shumë bukurinë e femrës shqiptare
Lei Kraja: Shqipërinë do e përfshini më shumë?
Almeda Abazi: Unë po mendoj ta përfshijmë më shumë sepse feedback ka qenë shumë i mirë, pozitiv. Xhirimet kanë dalë shumë bukur, prandaj po mendoj pak më shumë, ndoshta jugun e Shqipërisë.