Reperi Kanye West ka festuar ditën e sotme ditëlindjen edhe pse i divorcuar tanimë nga Kim, si një pjesëtar i familjes i Kardashian prej vitesh, Khloe e ka uruar atë publikisht në Instagram.
Deri këtu çdo gjë është e kuptueshme, por ajo që na habiti pak është fotoja e përzgjedhur për të bërë urimin. Khloe ka zgjedhur një foto ku shfaqet ajo, babai i fëmijës së saj, Tristan Thompson, i cili nuk dihet nëse është ende në një lidhje me të dhe ish- çifti Kim dhe Kanye.
Bashkangjitur fotos, Khloe ka uruar ish- kunatin e saj duke e cilësuar atë si vëlla.
Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë!!! Paç ditëlindjen më të bukur Ye! Të dërgoj shumë dashuri dhe pafund bekime!!
Epo, mesa duket disa marrëdhënie nuk mund të prishen edhe nëse përfundojnë!