Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vëllai i Madh ka futur një zarf të kuq brenda shtëpisë ditën e sotme. Përmbajtja e tij është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. Luizi e hapi zarfin gjatë spektaklit dhe u zbulua se data e finales do të jetë 6 Maj. Gjithashtu Arbana u komunikoi se deri në fund do të ketë mjaft sfida për të rritur përsëri çmimin deri në 100 mijë euro, pasi momentalisht është 62 mijë euro. Një tjetër lajm ishte se finalistët do të marrin 10 mijë euro.
Nita hapi ‘Kutinë e Pandorës’ dhe iu dha mundësia që nga çiftet e krijuara nga Keisi mund të kalonte dy prej tyre në nominim dhe çifti që do të dalë si më pak i pëlqyeri do të përballet kokë më kokë në eleminimin e radhës. Zgjedhja e Nitës ishte Olta-Kiara dhe Qetsori-Kristi. Nw spektaklit e të martës në televotim doli Kiara dhe Olta. Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga se cila banore mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, shqiptarët kanë votuar: Olta (95%) dhe Kiara (5%).