Producentja e njohur e shumë serialeve të suksesshëm si ‘Grey’s Anatomy’ apo edhe ‘Scandal’, Shonda Rhimes së fundmi ka bërë një reagim në lidhje edhe me suksesin e saj të padiskutueshëm. Mund të quhet pa frikë fare një super sukses sepse realisht seriali ‘Bridgerton’ theu rekorde të jashtëzakonshme shikueshmërie dhe klikimesh në një kohë shumë të shkurtër kohore.
Teksa të gjithë po prisnin lajmin e vazhdimit të një sezoni të dytë me të gjithë aktorët së bashku, kjo gjë nuk arriti që të finalizohej për një arsye shumë të madhe. Aktori i njohur dhe që kishte një nga rolet më kryesore në këtë serial, Regé-Jean Page lajmëroi të gjithë ndjekësit dhe fansat e tij se nuk do të ishte më pjesë e sezonit të dytë të ‘Bridgerton’.
Të pafundme kanë qenë edhe reagimet e fansave, por së fundmi ka adhur edhe reagimi i producentes. Megjithatë, Rhimes pranoi se ajo është shumë dakord me vendimin e aktorit britanik.
Nuk mendova se do të prisja që të gjithë të kishin një reagim të tillë ndaj tij. Supozimi im për atë që njerëzit dinin për romanet romantike ishte që …unë e mbivlerësova shumë këtë marrëveshje. Lidhja e njerëzve me çiftet është reale dhe dua të them që unë e di më mirë se kushdo këtë. Unë mendoj se kjo do të thotë sukses. Por e kuptoj edhe dëshpërimin e tyre.
Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, roli i Page ka qenë Duka Simon i cili u dashurua dhe u martua me Daphne Bridgerton një rol i luajtur gjithashtu nga aktorja e njohur dhe bukuroshe, Phoebe Dynevor.
Rhimes vazhdoi të shprehej se:
Ai është një yll i madh tani. Siç dua të them, ideja që ne do të donim që Regé për të qëndruar në sfond nuk ka fare kuptim për mua. “Çfarë do të bënte ai?” është ajo që dua të them. Me të drejtë të gjithë u mërzitën kur ai u shpreh se ishte bërë pjesë e kësaj historie të bukur, tashmë e mbyllur. Për këtë unë nuk e fajësoj atë. Unë mendoj se ai ishte vërtet i zgjuar për ta lënë përsosmërinë si përsosmëri.