Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Sara dhe Bardhi prej disa kohësh kanë nisur flirtin e tyre dhe të gjithë e kishin kuptuar që së shpejti ata do të bëheshin çift. Pas shumë përqafimesh dhe përpjekjesh për puthjen e parë, vetëm pak më parë në dhomën e rrëfimit ndodh momenti më i bukur, ku për herë të parë Sara dhe Bardhi japin puthjen e dashurisë.
View this post on Instagram
Debati gjatë këtyre ditëve mes Romeos, Rozës dhe Heidit është diskutuar gjatë këtë spektakël. Pasi Heidi u akuzuar se është ajo që e shtyn Romeon në debate, Albi kishte një tjetër mendim. Sipas tij Romeo përdor strategji me të gjitha gocat duke i përdorur për lojën e tij.