Showbiz

Më në fund puthja ndodhi…

Që prej hyrjes së Ledjanës në “Për’puthen” nisi pëlqimi i Mevlanit për të dhe e kundërta, mirëpo pas ardhjes së bukuroshes nga Shkodra, Antonelës, nisi një trekëndësh dashurie. Këta tre personazhe janë kthyer në diskutimet e përditshme tonat ku një pjesë mbajnë anën e Ledjanës dhe pjesa tjetër uron që Mevlani të zgjedhë Antonelën. Çdo episod i “Për’puthen” sjell intriga të shumta dhe ditët e fundit jemi gjithë sy e veshë tek këta konkurrentë.

Në puntatën e fundit të këtij reality-show, u transmetua pjesa e tretë e takimit mes Ledjanës dhe Mevlanit. Pas shumë flirtesh, dhuratash, shtëtitjeve me limuzinë, ata të dy shkëmbyen puthjen e shumëpritur. Kujtojmë se në fillimet e tyre Ledjana ishte mjaft e tërhequr kurse tani është krejtësisht e dhënë ndaj Mevlanit megjithëse ky i fundit ka akoma rezervat e tij sa i përket ‘partneres së mundshme’.

Kujtojmë se kjo puthje e ky takim kaq romantik mes tyre vjen pas largimit së Antonelës nga trekëndëshi i dashurisë. Me lot në sy ajo rrëfeu se ka vendosur të tërhiqet nga kjo situatë e vështirë pasi e kupton se Mevlani po vuan mes dy zjarresh dhe dëshiron t’a shohë atë të lumtur.

Mua më bëhen 47 ditë në emision dhe kam kuptuar që duhet të distancohem, t’ja lë Mevlanin Ledjanës, pavarësisht se vazhdoj të kem pëlqim për të. Unë nuk dua të bëhem shkak për mos krijimin e një lidhjeje. Mevlan unë kam nevojë për një mashkull megjithatë për ty kam aq shumë pëlqim sa dua të të shoh të lumtur krah dikujt tjetër.