Në tetor, shitjet e smartphone-ave në nivel global u rritën me 5%, për herë të parë në 27 muaj. “Udhëheqësit e rritjes janë tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe fillimi i sezonit të festave në Indi”,-thuhet në njoftimin e raportuar nga CNBC. iPhone 15 u shfaq në treg në fund të shtatorit dhe efektet e para të shitjeve u ndjenë në tetor. Tregjet më të zhvilluara, ku ka ‘ngopje’ në shitjen e smartphone-ave, shënojnë një rikuperim më të ngadaltë. Bazuar në këto rezultate, pritet që tregu global i smartphone-ave të rritet në tremujorin e katërt të 2023.
Edhe pse është akoma herët, specifikat e serisë së iPhone që do të jetë i disponueshëm në treg gjatë vitit të ardhshëm, kanë filluar përhapen kudo nga prodhuesi amerikan. iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të ketë ekran prej 6,27-inç dhe 6,86 dhe fjala është për panelet LTPO me frekuencë freskimi prej 120 Hz. Është paksa e vështirë të besohet në madhësinë e ekranit iPhone 16 Pro Max, kështu që kjo e dhënë duhet marrë me një dozë rezerve. Sa i përket iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus, pritet të kenë të njëjtën ekran 6,12-inç dhe 6,69 me frekuencë freskimi prej 60 Hz.
Rikujtojmë, se së fundmi Apple ka premtuar dy vjet përdorim falas të funksionit të satelitit, “Emergency SOS” kur prezantoi serinë iPhone 14, por tani e ka zgjatur atë periudhë në një vit tjetër. Siç e dini, funksioni Emergjenca SOS përdoret për të kontaktuar shërbimet e urgjencës nga vende që nuk mbulohen nga rrjeti celular. Apple njoftoi se periudha pa pagesë e përdorimit të veçorisë për përdoruesit e iPhone 14 që kanë aktivizuar pajisjet e tyre në vendet që mbështesin Emergjencën SOS përmes satelitit përpara datës 15 nëntor të vitit 2023, do të zgjatet edhe për një vit shtesë.