Dua Lipa po rinovon bodrumin e shtëpisë së saj luksoze në Londër, pas një beteje të gjatë me komunën. Këngëtarja ka filluar tashmë gërmimet nën shtëpi dhe shkatërrimin e katit të parë. Ylli i muzikës e bleu pronën për 6.75 milionë funte (7.95 milionë euro) në Londër në janar të vitit 2020 por mendohet se nuk ka hyrë asnjëherë në të.
Në tetor 2021, Dua aplikoi në komunën lokale për një zgjatje në katin e parë dhe një bodrum me studio muzikore, pishinë, palestër, kinema dhe zonë relaksi. Në mars të këtij viti, komuna më në fund dha dritën e gjelbër por vendosi kushte të rrepta sipas një marrëveshjeje të Seksionit 106 pasi ndërtimi do të kishte një ndikim kaq të rëndësishëm mbi banorët lokalë.
Kjo ndodhi pas ankesave nga një grup ruajtës lokal që bllokoi aplikimin duke u ankuar për humbjen e hapësirës së gjelbër humbjen e pemëve dhe probleme me kanalizimin. Pra, ekipi i Dua-s ra dakord të ndërtojë një kopsht të fshehur me biodiversitet mbi bodrumin për ta bërë atë të shkrihet në kopshtin ekzistues, i cili do të sigurojë ushqim dhe habitat për jetën e egër lokale.
Komuna gjithashtu ka insistuar që zhurma të mbahet në minimum dhe të jetë më e ulët se niveli tipik i zhurmës ekzistuese të sfondit me të paktën 10 decibel, duke deklaruar se të gjitha makineritë dhe pajisjet duhet të montohen me izolatorë kundër dridhjeve. Ajo duhej të kishte një raport zhurme për pishinën, i cili thotë se nëse aplikimi i saj është i suksesshëm atëherë zhurma nga dhoma e motorëve të pishinës nuk mund të jetë më e lartë se 28 decibel.
Aktualisht, tri albumet e karrierës së Dua Lipa-s “Dua Lipa” i vitit 2017, “Future Nostalgia” i vitit 2020 dhe “Radical Optimism” i këtij viti janë në mesin e 10 albumeve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar. Në top listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në MB, Official Charts ka bërë të ditur se “Radical Optimism” është albumi i tretë më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i teti dhe “Dua Lipa” i 10-ti.