Vendi arkeologjik i Machu Picchu dhe një xhevahir i sektorit të turizmit në Peru, u rihap dhe filloi të mirëpresë vizitorët pas 25 ditësh. Mbyllja e atraksionit me famë botërore erdhi për shkak të protestave masive në vendin e Amerikës Latine që nga dhjetori. Turistët e parë hynë në zonën arkeologjike mëngjesin e djeshëm. Ata ishin në gjendje të vizitonin sektorë dhe vende të ndryshme kulti pasi nuk kishte aq shumë njerëz.
Rreth 700 turistë, kryesisht britanikë dhe francezë, kanë vizituar zonën arkeologjike deri pasditen e djeshme. Maritza Rosa Cadia, kreu i shërbimeve të ministrisë në Cusco , kryeqyteti i ish-perandorisë Inca, i cili është 110 kilometra nga Machu Pichu tha:
Kapaciteti përfshin 4,044 vizitorë në ditë nga ora 06:00 deri në orën 16:00.
Monumenti, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, i mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1983, u mbyll më 21 janar kur demonstratat e mijëra njerëzve që kërkonin dorëheqjen e Presidentes Dina Bolluarte arritën kulmin. Linja hekurudhore, mjeti i vetëm për të mbërritur në Machu Picchu nga qyteti Oyadaitambo, një distancë prej 30 kilometrash, u ndërpre për 18 ditë.
Autoritetet thanë se protestuesit dëmtuan shinat. Rajoni u përball me mungesa të produkteve thelbësore për shkak të ndërprerjes së shërbimeve të trenave. Javën e kaluar trafiku hekurudhor rifilloi pjesërisht, por qasja në trena iu ofrua vetëm vendasve.
Candia shpjegoi se autoritetet shfrytëzuan mbylljen e zonës arkeologjike për të vazhduar me mirëmbajtjen e shtigjeve. Turizmi është një sektor kyç i ekonomisë peruane, ndërkohë që ofron mundësi punësimi për shumë peruanë, përpara shpërthimit të koronavirusit në vitin 2020, vendi kishte rreth 4.5 milionë vizitorë në vit.