Filmi i fundit i Daniel Craig si James Bond arriti një rekord shumë të madh shikueshmërie edhe për faktin se aktori i njohur që luajti disa role si agjenti 007 në vite do të largohej dhe nuk do të ishte më pjesë e filmave të agjentit. Pas këtij vendimi, të panumërt kanë qenë emrat e aktorëve që kanë qarkulluar se do të jenë ‘trashëgimtarët’ e rolit të njohur dhe mjaft të rëndësishëm.
Së fundmi producentja Barba Broccoli ka folur për filmin e ardhshëm të James Bond në një intervistë për ‘Deadline’. Në lidhje me të producentja u shpreh se filmi do të jetë një ‘rishpikje e rolit të Bond’. Duke vënë në dukje se “askush nuk është në garë” për të portretizuar personazhin pasi Daniel Craig hoqi dorë vitin e kaluar, Barbara tha se:
Ne po punojmë për të, ne ende po flasim për këtë. Nuk ka një skenar dhe ne nuk mund të arrijmë me një konkluzion derisa të vendosim se si do t’i qasemi filmit të ardhshëm, sepse, në të vërtetë, ai është një rishpikje e Bond. Ne po rikrijojmë se kush do të jetë ai dhe kjo kërkon kohë.
Producentja shtoi gjithashtu se xhirimet për përsëritjen e ardhshme të një filmi Bond janë të paktën dy vjet larg. Pra nëse kishit menduar se filmi do të vinte më shpejt na vjen keq që t’ju themi jo. Bisedimet se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm po qarkullojnë prej muajsh.Në fillim të këtij viti, Barba dhe producenti, Michael G. Wilson u pyetën në podcastin e Deadline’s Crew Call nëse e kishin konsideruar Idris Elba-n si aktorin ideal.
Epo, ne e njohim Idris, unë jam mike me të dhe ai është një aktor i mrekullueshëm. Mendoj se kemi vendosur që derisa ‘No Time to Die’ nuk ka mbaruar dhe ne të gjithë kemi qenë në gjendje të korrim përfitimet e qëndrimit të mrekullueshëm të Daniel, nuk do të mendojmë ose të flasim për dikë tjetër, historitë apo ndonjë gjë tjetër. Ne thjesht duam të jetojmë në momentin dhe duam të jetojmë të tashmen.
Epo na mbetet vetëm që të presim të paktën edhe dy vite derisa të dalin edhe emrat e aktorëve dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me vazhdimësinë e agjentit të njohur 007 që tani është i panjohur akoma.