Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund, Beniada Nishani konfirmon lidhjen e dashurisë me…

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Së fundmi kudo qarkullojnë lajmet se Beniada është në një lidhje dashurie me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar apo publikuar haptazi se janë bashkë, ama ditën e sotme duket se postimi i Beniadën në Instastory ka dhënë përgjigjen përfundmtare dhe çifti nuk ka ndërmend të fshihet më. bukuorshja ka postuar një foto, ku duken dy duar të kapura me njëra-tjetrën, ku njëra është dora e sja dhe tjetra është e një burri, i cili kuptohet se është Blerti edhe për shkak të byrzylykëve të tij, të cilat i kemi parë edhe më parë në dorën e tij.

Së fundmi Beniada ka postuar në Instastory një ‘Ask’ , ku të gjithë ndjekësit i kanë drejtuar pyetje dhe disa prej tyre bukuroshja ka vendosur tu përgjigjet. Një prej ndjekësve e ka pyetur Beniadën se ku do t’i kalojë Krishtlindjet, në Shqipëri apo në Itali dhe bukuroshja nuk ka ngurruar të japë një përgjigje.