Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.
Deri më tani këngëtarja e njohur nuk kishte reaguar në lidhje me këtë çështje, ndonëse nuk ka bërë asnjë paraqitje televizive. Megjithatë, ajo para disa ditësh ka qenë e pranishme në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë në një intervistë rreth jetës së saj. Trixa është pyetur në lidhje me lajmet e fundit që kanë qarkulluar për ‘ribashkimin’ e Donaldit dhe Borës duke thënë:
Eshtë një pyetje që po ma bëjnë të gjithë , në qoftë se ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë jua uroj.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë Trixa ka postuar në Instastory-n e saj në Instagrm një video pa audio duke kënduar një këngë dhe shkruan “Veten mos e rrej” duke na bërë të mendojmë se mos ndoshta ky është projekti i ri muzikor i saj dhe këngëtarja ka zgjedhur të mos publikojë asnjë sekuencë duke na bërë edhe më shumë kuriozë. Mund të jetë ky një dedikim?