Film & Tv Gossip

Më në fund aktorja indiane Sadna, ka reaguar për shqiptarët!

Një nga serialët indianë që i fiksoi shqiptarë disa vite më parë është ai i ‘Bidait’, ku protagoniste kryesore ishte aktorja që luante rolin e Sadnës. Vdekja e aktores në film u përjetua aq shumë nga shqiptarët sa të gjithë u përlotën.

Mirëpo teksa tashmë gjithë Shqipëria po zien nga ndarja e Teas me Andin dhe zbulimi i lidhjes së saj me Beartin, opinionisti Meridian Ramcaj bëri njënparalelizëm mjaft gazmor duke e krahasuar me humbjen e Sadnës.

Ramcaj u shpreh se dy kanë qenë humbjet më të mëdha të shqiptarëve, së pari vdekja e Sadnës dhe së dyti ndarja e Teas me Andin nga Përputhen.

Gjithashtu gjatë intervistave të bëra në rrugë, shqiptarët e kanë përzgjedhur Sadnën si aktoren më të preferuar. Pas gjithë këtij fiksimi që ne kemi shprehur, më në fund asaj i kanë tërhequr vëmendjen të gjitha këto. Madje ka bërë disa postime në Instagramin e saj, e cila falenderon me shumë dashuri të gjithë Shqiptarët.